Ministri iranian i Mbrojtjes hedh poshtë akuzat për dhënien e raketave Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i64895-ministri_iranian_i_mbrojtjes_hedh_poshtë_akuzat_për_dhënien_e_raketave_jemenit
Ministri i Mbrojtjes i Iranit, gjeneral brigade Amir Hatami ka hedhur poshtë si  "pretendime qesharake" akuzat e fundit të Shteteve të Bashkuara se një raketë iraniane është përdorur nga lëvizja Ansarullah e Jemenit për të sulmuar kryeqytetin saudit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 20, 2017 16:46 Europe/Tirane
  • Ministri iranian i Mbrojtjes hedh poshtë akuzat për dhënien e raketave Jemenit

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, gjeneral brigade Amir Hatami ka hedhur poshtë si  "pretendime qesharake" akuzat e fundit të Shteteve të Bashkuara se një raketë iraniane është përdorur nga lëvizja Ansarullah e Jemenit për të sulmuar kryeqytetin saudit.

"Këto akuza të pabazuara tregojnë dështimin e politikave amerikane në rajon dhe në botë dhe ato duken më shumë si pretendime të pavlefshme dhe qesharake. Megjithatë, Republika Islamike e Iranit do të ndjekë ligjërisht çështjen, "tha Hatami në një konferencë shtypi në Teheran të mërkurën. Shefi i mbrojtjes iraniane më tej tha se armiqtë e Iranit kanë ardhur në konkluzionin se ata nuk janë në gjendje të paraqesin ndonjë kërcënim ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe prandaj po përpiqen të kufizojnë ndikimin rajonal dhe aftësitë mbrojtëse të Iranit. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif dënoi "akuza e pabaza" të SHBA dhe premtoi se Irani do ta ndjekë çështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB. Diplomati i lartë iranian vuri në dukje se Teherani tashmë ka njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për këtë çështje. Duke sajuar këto akuza kundër Iranit, shtoi Zarif, amerikanët po përpiqen të mbulojnë "lëvizjet e tyre shumë të rrezikshme" në rajon, duke përfshirë mbështetjen e tyre për luftën vdekjeprurëse saudite ndaj Jemenit dhe vendimin e tyre arbitrar të kohëve të fundit në lidhje me Kudsin.