Çmimi i naftës iraniane kalon kuotën e 63 dollarëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65095-Çmimi_i_naftës_iraniane_kalon_kuotën_e_63_dollarëve
Çmimi i naftës së lehtë të Iranit deri më 15 dhjetor është shtuar me 1.2 dollarë për fuçi dhe është shitur me mbi 63 dollarë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 24, 2017 04:49 Europe/Tirane
  • Çmimi i naftës iraniane kalon kuotën e 63 dollarëve

Çmimi i naftës së lehtë të Iranit deri më 15 dhjetor është shtuar me 1.2 dollarë për fuçi dhe është shitur me mbi 63 dollarë.

Sipas një njoftimi të agjencisë energjetike Shana, çmimi i naftës bruto të Iranit deri më 15 dhjetor të këtij viti është shtuar me 1.2 dollarë dhe është shitur me 64.23 dollarë për fuçi. Mesatarja e çmimit të naftës për këtë vit ka qenë 51.97 dollarë. Edhe çmimi i naftës bruto të rëndë të Iranit është shtuar me 1.2 dollarë dhe është shitur me 60,49 dollarë për fuçi. Ndërsa çmimi i naftës së OPK-ut është shitur me 61.71dollarë për fuçi dhe në krahasim me një javë më parë është shtuar me 87 cent.