Radio Televizioni Shqiptar mirëpret bashkëpunimin me Radio Televizionin e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65239-radio_televizioni_shqiptar_mirëpret_bashkëpunimin_me_radio_televizionin_e_iranit
Drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Radio Televizioni Shqiptar përshëndeti zgjerimin e bashkëpunimit me RTV e Republikës Islamike të Iranit dhe tha se Radio dhe Televizioni i Shqipërisë janë gati të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi të ndërsjellë me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2017 15:11 Europe/Tirane
  • Radio Televizioni Shqiptar mirëpret bashkëpunimin me Radio Televizionin e Iranit

Drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Radio Televizioni Shqiptar përshëndeti zgjerimin e bashkëpunimit me RTV e Republikës Islamike të Iranit dhe tha se Radio dhe Televizioni i Shqipërisë janë gati të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi të ndërsjellë me Iranin.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi të hënën se Kleart Duraj, drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të RTSH , në një takim me zv/ambasadorin iranian në Tiranë, Alireza Ghanavi dhe me Behruz Naseri, drejtor i Zyrës së RTV iranian në Bosnjë dhe Herzegovinë, theksoi: “Ne mirëpresim bashkëpunimin teknik dhe shkencor me Iranin në fushën e rindërtimit dhe modernizimit të pajisjeve mediale ”. Duraj gjithashtu foli për prodhimet e përbashkëta me Radiotelevizionin e Republikës Islamike të Iranit dhe shtoi: “Radiotelevizioni i Shqipërisë nuk ka shumë përvojë në këtë drejtim, por ka forca që kanë përvojë të ndryshme ndërkombëtare që do të rendisin zonat e bashkëpunimit me Iranin në të ardhmen”. Në fund të takimit, delegacioni iranian vizitoi pjesë të ndryshme të Qendrës së Radios dhe Televizionit Shqiptar.