Fillimi i bisedimeve midis Iranit dhe Arabisë Saudite mbi Haxhin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65531-fillimi_i_bisedimeve_midis_iranit_dhe_arabisë_saudite_mbi_haxhin
Bisedimet e para zyrtare rreth Haxhit të vitit 2018 midis Delegacionit të Haxhit të Republikës Islamike të Iranit dhe Delegacionit saudit të Haxhit, u mbajtën të premten në Ministrinë saudite të Haxhit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2017 11:23 Europe/Tirane
  • Fillimi i bisedimeve midis Iranit dhe Arabisë Saudite mbi Haxhin

Bisedimet e para zyrtare rreth Haxhit të vitit 2018 midis Delegacionit të Haxhit të Republikës Islamike të Iranit dhe Delegacionit saudit të Haxhit, u mbajtën të premten në Ministrinë saudite të Haxhit.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Hamid Mohamedi, kreu i Organizatës iraniane të Haxhit dhe Pelegrinazhit, udhëhoqi delegacionin iranian dhe Muhamed Saleh bin Taher Benton, ministri saudit i Haxhit, kryesoi delegacionin saudit në këtë raund bisedimesh. Në këto negociata të cilat u organizuan për përcaktimin e programeve të Haxhit për vitin e ardhshëm, delegacioni i Haxhit i RII theksoi mbi nevojën e ofrimit të shërbimeve të nevojshme për të siguruar shëndetin, dinjitetin dhe nderin e pelegrinëve iranianë. Mohamedi para udhëtimit për në Arabinë Saudite, theksoi se RII do të ndjekë realizimin e të drejtave të dëshmorëve iranianë të cilët humbën jetën në aksidentin e Mekës. Mijëra pelegrinë, duke përfshirë 464 pelegrinë iranianë humbën jetën në vitin 2015 gjatë pelegrinazhit të Haxhit në vendin e quajtur Mina, si pasojë e keqmenaxhimit të zyrtarëve të Arabisë Saudite.