Përvjetori i 9 Dejit, dita e devotshmërisë dhe besnikërisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65571-përvjetori_i_9_dejit_dita_e_devotshmërisë_dhe_besnikërisë
Sot më 30 dhjetor që përkon me 9 Dejin e vitit 1388 sipas kalendarit hënor, është dita e Devotshmërisë dhe besnikërisë ndaj lidershipit, që është një ditë e shënuar në kalendarin e revolucionit islami të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2017 08:50 Europe/Tirane
  • Përvjetori i 9 Dejit, dita e devotshmërisë dhe besnikërisë

Sot më 30 dhjetor që përkon me 9 Dejin e vitit 1388 sipas kalendarit hënor, është dita e Devotshmërisë dhe besnikërisë ndaj lidershipit, që është një ditë e shënuar në kalendarin e revolucionit islami të Iranit.

9 Deji është pasqyrë e pavarësisë dhe e vullnetit të popullit iranian i cili u ngrit për të ruajtur vlerat e islamit dhe të revolucionit islamik. Në këtë ditë populli iranian tregoi se nëse armiku i kundërvihet fesë së tij, ai ngrihet kundër të gjithë botës. 9 Deji është dita kur populli iranian u tha Jo krerëve të rrymave përçarëse dhe Po sistemit islamik. Në këtë ditë populli iranian edhe një herë lidhi besën me aspiratat e larta të imam Khomeinit (ra) dh të liderit suprem të revolucionit islamik.