Protestat në Iran dhe polemikat oportuniste të autoriteteve amerikane
Pas disa protestave paqësore që u organizuan për çështje ekonomike në Iran, autoritetet amerikane menjëherë kanë përveshur mëngët e tyre dhe nisën punën për të përhapur përçarje në formë të gjerë.
Departamenti amerikan i Shtetit me një veprim ndërhyrës nxori një deklaratë ku thotë se u kërkon të gjitha vendeve të botës që të mbështesin hapur popullin iranian! Në deklaratën e lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet: Ne ndjekim raportet mbi protestat e shtetasve iranianë në disa qytete të vendit dhe qeveria amerikane dënon ashpër arrestimin e protestuesve në Iran. Pol Rayan, kreu i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve ditën e premte në një mesazh të tij përsëriti pretendimet boshe dhe ndërhyrëse të autoriteteve amerikane kundër Iranit dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së protestave paqësore dhe jo të dhunshme në Iran. Në deklaratat e lëshuara nga autoritetet dhe organet amerikane, është theksuar nënçmimi i mbështetjes së Iranit për rezistencën dhe roli i Iranit në luftën kundër grupeve terroriste që mbështeten nga perëndimi. Vlen të theksohet se pas protestave të organizuara në qytetin Mashhad ku njerëzit me sloganet e tyre kanë protestuar kundër falimentimit të disa shoqërive kredituese, janë organizuar protesta të ngjashme edhe në disa qytete si Kermanshah, Rasht, Sari, Koom, Kazvin dhe Hamedan.