Ruhani u uron Vitin e Ri të krishterëve iranianë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, z. Hasan Ruhani ka uruar të krishterët e vendit në prag të Vitit të Ri 2018.
"Ne nderojmë një Iran i cili është shtëpia e të gjithë iranianëve, duke përfshirë myslimanë, të krishterë, çifutë dhe zoroastrianë", tha presidenti Ruhani të dielën në mesazhin e tij të urimit para fillimit të Vitit të Ri 2018. Ai shtoi se respektimi i të gjitha feve hyjnore është një mësim i çmuar i Islamit. Presidenti iranian theksoi se mësimet e Jezu Krishtit për qeniet njerëzore janë plot konsideratë për vlerat shpirtërore, paqen dhe miqësinë dhe i nxiti të gjithë të veprojnë bazuar në udhëzimet e profetit. Ai shprehu shpresën se të krishterët iranianë do të kenë një Vit të Ri plot lumturi dhe prosperitet.