Mirëpritet heqja e vizave mes Iranit dhe Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65753-mirëpritet_heqja_e_vizave_mes_iranit_dhe_serbisë
Kryetarja e grupit të miqësisë parlamentare të Iranit dhe Serbisë, mirëpriti vendimin për heqjen e vizave mes Iranit dhe Serbisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 01, 2018 05:19 Europe/Tirane
  • Mirëpritet heqja e vizave mes Iranit dhe Serbisë

Kryetarja e grupit të miqësisë parlamentare të Iranit dhe Serbisë, mirëpriti vendimin për heqjen e vizave mes Iranit dhe Serbisë.

Parvane Salehshuri, pas takimit me Dragan Theodorovic ambasador i Serbisë në Teheran, pasi e cilësoi të frytshëm vizitën e delegacionit parlamentar të Iranit në Serbi tha se akordi i fundit i arritur mes grupeve të miqësisë parlamentare të të dy vendeve për zgjerimin e marrëdhënieve parlamentare është tepër i rëndësishëm. Kryetarja e grupit të miqësisë parlamentare të Iranit dhe Serbisë në këtë takim vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve dhe tha se forcimi i bashkëpunimit kulturor do të rezultojë me forcimin e marrëdhënieve bilaterale në fusha të ndryshme. Ajo tha se vizita e delegacioneve parlamentare mund të japë një ndihmë të madhe në përmirësimin e marrëdhënieve të sektorit shtetëror dhe privat të Iranit dhe Serbisë. Sa i përket heqjes së vizave ambasadori i Serbisë në Teheran tha se heqja e vizave do të ndihmojë të dy popujt të njihen akoma më shumë me njëri-tjetrin dhe do të ndihmojë rritjen e turizmit.