Eksportohen 777 milionë fuçi naftë iraniane në vitin 2017
Vitin e kaluar (2017), Irani eksportoi 777 milionë fuçi naftë në vendet aziatike dhe evropiane.
Rrjeti informativ për naftën dhe energjinë (SHANA), tha të hënën se në vitin 2017 Irani eksportoi rreth 2.130 milionë fuçi naftë në ditë, 62% prej të cilave në vendet aziatike dhe 38% në Evropë. Sipas këtij raporti, Kina dhe India janë konsumatorët më të mëdhenj të naftës iraniane në Azi dhe Turqia dhe Italia janë gjithashtu konsumatorë të naftës iraniane në Evropë. Irani gjithashtu eksportoi 180 milionë fuçi të gazit të kondensuar vitin e kaluar, thuhet në këtë raport. Në vitin 2017, Kompania Kombëtare Iraniane e Naftës ka eksportuar rreth 17 milionë tonë naftë bruto dhe rreth dy milionë tonë benzinë në vendet fqinje.