Përkrahja e Trump për protestuesit, skenar i ri anti-iranian
Një komandant i lartë ushtarak iranian deklaroi se mbështetja e presidentit amerikan Donald Trump për protestuesit në Iran tregon skemën e Uashingtonit për të zbatuar një akt të ri të rebelimit kundër Republikës Islamike të Iranit.
Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, gjeneral brigade Masud Xhazairi tha të hënën se mbështetja e zyrtarit më të lartë amerikan së bashku me disa vende arrogante dhe media për protestuesit, zbuloi se Uashingtoni kishte planifikuar të nxiste një rebelim të ri në Iran. Megjithatë, të gjitha përpjekjet e tilla rezultuan vetëm me poshtërimin e armiqve të Revolucionit Islamik, tha ai. Komandanti i lartë i ushtrisë iraniane theksoi se SHBA dhe sionizmi ndërkombëtar ishin duke thurur komplote të reja kundër Revolucionit Islamik, ndërkohë që vetë Shtetet e Bashkuara përballen me protesta të ndryshme publike kundër politikave dhe vendimeve të Shtëpisë së Bardhë. Gjeneral Xhazairi vuri në dukje lëvizjet separatiste në rritje në SHBA dhe theksoi se të gjitha komplotet e Shteteve të Bashkuara dhe të sionizmi ndërkombëtar kundër Iranit do të çonin vetëm në humbjen e tyre.