Dënohen ndërhyrjet e Amerikës në mbështetje të trazirave në Iran
Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ditën e martë me anë të një deklarate dënoi ndërhyrjet e funksionarëve amerikanë në mbështetje të trazirave të fundit në Iran.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë se mbështetja e amerikanëve ndaj protestave dhe trazirave të dhunshme dhe djegies së pronës publike në Iran, është për të mbuluar dështimin e politikave të Amerikës dhe aleatëve të saj në rajon. Në deklaratë thuhet se siguria dhe stabiliteti i Iranit në 4 dekadat e kaluara është mbështetur tek populli iranian dhe ky popull përkundër polemikave gjithmonë ka mbështetur të drejtat dhe sukseset e tij dhe nuk do të lejojë që dhuna dhe trazirat të eliminojnë këto të drejta dhe sukseset historike. Ai gjithashtu kërcënimet e Nicky Halley përfaqësueses së Amerikës në OKB, i ka cilësuar mbështetje ndaj dhunës dhe zjarrit në Iran. Nicky Halley ditën e martë ka mbështetur trazirat e dhunshme në Iran.