Sot në Iran organizohen protesta për të dënuar elementët destruktivë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65913-sot_në_iran_organizohen_protesta_për_të_dënuar_elementët_destruktivë
Sot i gjithë populli i Iranit do të ngrihet në protesta për të dënuar trazirat dhe elementët destruktivë të ditëve të fundit në Iran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 03, 2018 06:07 Europe/Tirane
  • Sot në Iran organizohen protesta për të dënuar elementët destruktivë

Sot i gjithë populli i Iranit do të ngrihet në protesta për të dënuar trazirat dhe elementët destruktivë të ditëve të fundit në Iran.

Prej ditës së enjte disa persona që kanë humbur depozitat e tyre në shoqëritë kredituese janë ngritur në protesta për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për të dënuar shtrenjtësinë e mallrave dhe dobësinë kontrolluese të qeverisë, por këto protesta janë shfrytëzuar nga elementë oportunistë të cilët kanë krijuar trazira të dhunshme. Autoritetet e Amerikës, regjimit sionist dhe disa media të huaja, tubimet i kanë shfrytëzuar për të ndryshuar kahun e protestave në drejtim të trazirave të dhunshme. Sot protesta për të dënuar trazirat e dhunshme do të organizohen në qytete si Alborz, Khozestan, Kermanshah, Esfahan, Hormuzgan, Arak, Lorestan, Kharasani i Veriut dhe Galestan. Protestat në Teheran do të organizohen këtë të premte pas faljes së namazit të xhumasë. Më herët në vitin 2009, qeveria amerikane, angleze dhe elementë të varur prej tyre kanë përdorur të gjithë mundësitë që kishin për të krijuar trazira në Iran, mirëpo populli iranian me vigjilencë dhe vetëdije bëri të mundur dështimin e komplotit të tyre.