Amir Abdulahjan: Vullneti i popullit të Iranit nuk thyhet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65941-amir_abdulahjan_vullneti_i_popullit_të_iranit_nuk_thyhet
Asistenti special për çështje ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se trekëndëshi Uashingtoni, Tel Aviv dhe Riad kurrë nuk mund ta thyejnë vullnetin e popullit të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 03, 2018 11:08 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Vullneti i popullit të Iranit nuk thyhet

Asistenti special për çështje ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se trekëndëshi Uashingtoni, Tel Aviv dhe Riad kurrë nuk mund ta thyejnë vullnetin e popullit të Iranit.

Husejn Amir Abdulahjan të mërkurën në llogarinë e tij në Twitter duke iu drejtuar Donald Trump, presidentit të Amerikës, ka shkruar: "Irani islamik është po ai vend i fuqishëm i cili me ndihmën e aleateve të tij, ka thyer grupin terrorist ISIS të krijuar dhe mbështetur nga Amerika në rajonin e Lindjes së Mesme. Irani islamik është djep i demokracisë dhe sigurisë, mirëpo nuk është vend i trazirave, i terrorit dhe i hipokrizisë". Vlen të theksohet se Donald Trump, presidenti i Amerikës në disa ditë të kaluara në llogarinë e tij në Twitter ka publikuar mesazhe të ndryshme duke ndërhyrë në punët e brendshme të Iranit dhe ka mbështetur trazirat. Ky veprim i Trump është bërë në kohën kur më parë ka ofenduar në mënyrë të hapur popullin iranian duke e quajtur "një popull terrorist", ndërsa tani me pretekst të solidaritetit hipokrit me pjesëmarrësit në tubimet protestuese në Iran, përsëri ka ofenduar popullin iranian duke e quajtur "popull i uritur i cili ka nevojë për mëshirë".