Bisedë telefonike mes presidentëve të Turqisë dhe Iranit
Presidenti i Turqisë gjatë një bisede telefonike me presidentin e Republikës Islamike të Iranit, ka biseduar në lidhje me trazirat e fundit në disa qytete të Iranit.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamik të Iranit, të mërkurën në një bisedë telefonike me Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë, vuri në dukje deklaratat e tij rreth rolit të disa mediave perëndimore dhe sioniste në krijimin e trazirave në vende të ndryshme si në Turqi dhe deklaroi: "Prania e matur dhe qetësuese e forcave policore të Iranit në trazirat e fundit të kufizuara, ka treguar se Irani është i sigurt për sigurinë dhe stabilitetin e vet". Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me këtë rast theksoi: "Duke marrë parasysh praninë e gjerë të qytetarëve iranianë kundër autorëve të trazirave, Irani do të ketë siguri dhe qetësi të plotë. Në Republikën Islamike të Iranit, qytetarët në kuadër të ligjit janë të lirë që të kritikojnë dhe të protestojnë, dhe padyshim që për qeverinë, siguria dhe qetësia e popullit iranian ka rëndësi të madhe dhe në këtë kuadër, nuk do të rri e heshtur përball veprimeve të dhunshme dhe përball atyre të cilët mundohen të keqshfrytëzojnë situatën". Nga ana e tij, Rexhept Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në këtë bisedë telefonike vuri në dukje trazirat e fundit në Iran dhe gjithashtu ngjarjet e ngjashme që kanë krijuar disa fuqi të huaja në Turqi dhe deklaroi: "Turqia, sigurinë dhe stabilitetin e saj nuk e ndaj nga siguria dhe stabiliteti i Iranit". Në lidhje me veprimet e mediave perëndimore dhe deklaratat e funksionarëve të lartë të Amerikës dhe regjimit sionist rreth ngjarjeve të fundit në Iran, Erdogan tha: "Ne kemi shikuar propagandën e mediave perëndimore kundër nesh dhe jemi mësuar me deklaratat të përsëritura dhe ndërhyrëse të individëve si Trump dhe Netanjahu".