Gjeneral Xhafari: Komploti i ri kundër Iranit Islamik ka dështuar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65963-gjeneral_xhafari_komploti_i_ri_kundër_iranit_islamik_ka_dështuar
Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit duke deklaruar dështimin e komplotit të ri, theksoi se populli i vetëdijshëm dhe vigjilent i Iranit është distancuar nga autorët e trazirave dhe komploteve të huaja dhe në këtë mënyrë dështoi edhe një komplot tjetër kundër sistemit të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 03, 2018 13:58 Europe/Tirane
  • Gjeneral Xhafari: Komploti i ri kundër Iranit Islamik ka dështuar

Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit duke deklaruar dështimin e komplotit të ri, theksoi se populli i vetëdijshëm dhe vigjilent i Iranit është distancuar nga autorët e trazirave dhe komploteve të huaja dhe në këtë mënyrë dështoi edhe një komplot tjetër kundër sistemit të Republikës Islamike të Iranit.

Populli i Iranit të mërkurën organizoi një marsh protestues të madh në qytete të ndryshme të Iranit dhe deklaroi distancimin e vet nga komploti i ri i armiqve dhe oportunizmit të autorëve të trazirave dhe shkatërrimit të pronave publike. Gjeneral Muhamed Ali Xhafari në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, deklaroi: "Kurdisja e vrasjeve, ishte një prej programeve kryesore të autorëve të komplotistëve dhe padronëve të tyre në trazirat e fundit në disa qytete të Iranit dhe ata dëshironin që të akuzojnë qeverinë iraniane për vrasjen e qytetarëve. Mirëpo me gatishmërinë e forcave të sigurisë dhe me vigjilencën dhe vetëdijen e qytetarëve, armiku përjetoi edhe një dështim tjetër". Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit shtoi: "Shumica e autorëve të trazirave të cilët ishin në krye të këtij komploti të gjithë ishin të trajnuar nga element anti-revolucionar dhe monafekin të cilët janë identifikuar dhe arrestuar". Gjeneral Xhaferi vuri në dukje miqësinë e rrejshme të Amerikës, perëndimit dhe sionistëve me popullin e Iranit dhe harmonizimin e tyre me autorët e trazirave, theksoi: "Nëse këta gënjeshtar do të kenë solidaritet me popullin iranian, atëherë kurrë nuk do të vendosnin sanksione kundër popullit iranian. Armiqtë i Iranit kanë shpenzuar të gjithë kapitalin e tyre pas mbrojtjes së lavdishme për t'i zbatuar në veprim kërcënimet kulturore, ekonomike dhe të sigurisë kundër Iranit, por që me ndihmën e Zotit, dështimi i tyre edhe në këtë drejtim është sigurt".