Arrestohet një grup terrorist në veriperëndim të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i66007-arrestohet_një_grup_terrorist_në_veriperëndim_të_iranit
Ministria e Inteligjencës së Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar se pas një përleshje me një grup terrorist në rajonin Peranshahr në provincën Azerbajxhani Perëndimor në veriperëndim të Iranit, forca e sigurisë së Iranit kanë arrestuar pjesëtarët e këtij grupi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 04, 2018 10:18 Europe/Tirane
  • Arrestohet një grup terrorist në veriperëndim të Iranit

Ministria e Inteligjencës së Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar se pas një përleshje me një grup terrorist në rajonin Peranshahr në provincën Azerbajxhani Perëndimor në veriperëndim të Iranit, forca e sigurisë së Iranit kanë arrestuar pjesëtarët e këtij grupi.

Në njoftimin e Ministrisë së Inteligjencës së Iranit thuhet: "Një grup i terroristëve të armatosur që kishin hyrë në Iran me mision kryerjen e shpërthimeve, vrasjen dhe sulmet kundër njerëzve të pafajshëm për të vazhduar trazirat e fundit në Iran, është identifikuar nga forcat e inteligjencës në Piranshahr dhe gjatë operacionit për arrestim, kishin marrë peng një grua fshatare për ta përdorur atë si mburojë njerëzore dhe kishin hapur zjarr në drejtim të forcave të sigurisë. Gjatë kësaj përleshje janë vrarë tre pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa është vrarë një pjesëtar i këtij grupi terrorist dhe janë plagosur disa të tjerë. Gjatë këtij operacioni janë konfiskuar disa armë të llojit kallashnikov, granata dore, uniforma dhe pajisje të tjera ushtarake si dhe një fletore shënimi në të cilën ishin shkruar udhëzime për kryerjen e veprimeve destruktive dhe trazirave.