Populli iranian proteston në dënimin e trazirave të fundit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i66063-populli_iranian_proteston_në_dënimin_e_trazirave_të_fundit
Qytetarët iranianë pas namazit namazit të së premtes kanë organizuar protesta të gjera në qytete të ndryshme të Iranit si në Teheran dhe kanë dënuar ashpër veprimet e autorëve dhe shkaktarëve të trazirave të fundit dhe kanë kërkuar marrjen e masave serioze për dënimin e autorëve të komplotit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 05, 2018 09:54 Europe/Tirane
  • Populli iranian proteston në dënimin e trazirave të fundit

Qytetarët iranianë pas namazit namazit të së premtes kanë organizuar protesta të gjera në qytete të ndryshme të Iranit si në Teheran dhe kanë dënuar ashpër veprimet e autorëve dhe shkaktarëve të trazirave të fundit dhe kanë kërkuar marrjen e masave serioze për dënimin e autorëve të komplotit.

Në ditët e kaluara në disa qytete të Iranit janë organizuar protesta kundër problemeve ekonomike dhe rritjes së çmimit të cilat janë keqshfrytëzuar nga disa oportunist dhe janë shndërruar në trazira duke u mbështetur nga faktorët e huaj. Funksionarët amerikanë, të regjimit sionist, regjimi Al Saud dhe mediat e huaja duke keqshfrytëzuar këto protesta qytetare, janë munduar t’i drejtojnë këto protesta drejt krijimit të trazirave dhe pasigurisë, mirëpo populli i Iranit të mërkurën organizojë protesta të gjera në qytete të ndryshme të Iranit dhe duke u distancuar nga këto veprime destruktive dhe komplotiste, dënoi ashpër trazirat dhe ndërhyrjen e faktorëve të huaj në mbështetje ndaj tyre. Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se qytetarët iranianë anë e mbanë Iranit të premten pas namazit të së premtes marshuan në rrugët e qyteteve dhe deklaruan mbështetjen e tyre ndaj sistemit të Republikës Islamike të Iranit dhe theksuan përballen serioze me autorët e trazirave dhe me komplotet e reja të Amerikës dhe aleatëve të saj kundër Iranit. Qytetarët iranianë në këtë protestë kanë hedhur slogane “Vdekje Amerikës”, “Vdekje regjimi Al Saud” dhe “Vdekje Izraelit”. Qytetarët iranianë në këtë protestë gjithashtu theksuar vigjilencën dhe vetëdijen e popullit iranian përball komploteve dhe mashtrimeve të faktorëve të huaj dhe theksuan se gjithmonë do të jenë mbrojtës të gjakut të dëshmorëve dhe të Vilajeti Fakih.