Trekëndëshi Riad-Uashington-Tel Aviv mbështetës i trazirave në Iran
(last modified Sat, 06 Jan 2018 09:04:33 GMT )
Janar 06, 2018 10:04 Europe/Tirane
  • Trekëndëshi Riad-Uashington-Tel Aviv mbështetës i trazirave në Iran

Protestat e fundit në Iran që ndodhën për shkak të problemeve financiare devijuan nga qëllimi i tyre kryesor me oportunizmin e armiqve dhe u shndërruan në trazira, që u bënë shumë të ëmbla për SHBA dhe aleatët e tyre rajonalë, ku mobilizuan të gjitha kapacitetet e tyre për të mbështetur trazirat.

Irani është tani në qendër të vëmendjes së Perëndimit, SHBA-së dhe aleatëve të tyre rajonalë, si regjimi sionist dhe Arabia Saudite. Protestat paqësore që filluan në Mashhad (veriperëndim të Iranit), me moton "JO  çmimeve të larta" u shndërruan në trazira dhe goditën disa pjesë të tjera të vendit, pasi disa elementë anonim kundër Revolucionit islamik përmes disa thirrjeve në kanalin social Telegram, ftuan për trazira. Ndonëse shumë figura të larta iraniane, duke përfshirë presidentin Hasan Ruhani njohën të drejtën e protestuesve për protesta paqësore dhe dënuan çdo tendencë për trazira, bënë thirrje për përgatitjen e bazës ligjore për qytetarët për të shprehur kritikat e tyre. Ata gjithashtu paralajmëruan kundër pasojave negative të veprimeve të tilla. Autoritete në Riad, Tel Aviv dhe Uashington mbështetën qysh në fillim protestuesit, ku ata dërguan mesazhe mbështetëse për protestuesit dhe i inkurajuan që të vazhdojnë trazirat.

Ndërhyrje në çështjet e vendeve të huaja

Midis tre pikave ndërhyrëse të trekëndëshit të supozuar, Amerika ishte bartësja kryesore. Autoritetet amerikane morën hov në ngjarje që nga dita e parë e protestave në Mashhad, të cilat u kthyen në të dhunshme pasi disa protestues u futën në protesta. Kongresmeni republikan Tom Cotton ishte zyrtari i parë i SHBA i cili mbështeti protestuesit. Me protestat që u përhapën në disa qytete të tjera, autoritetet e tjera të SHBA morën hov për të reaguar. Presidenti i SHBA Donald Trump akuzoi vazhdimisht Iranin për korrupsion dhe për financimin e terrorizmit në mesazhet e tij në Twitter. Trump shkroi mesazhet, ndërkohë që sipas rrëfimeve të panumërta të bëra nga autoritetet amerikane, SHBA-të krijuan dhe mbështetën Al Kaidën dhe ISIS-in që ndezën zjarrin e luftës, terrorizmit dhe ekstremizmit për t'i zotëruar burimet natyrore të rajonit dhe gjithashtu për të siguruar regjimin sionist që ka pushtuar tokat palestineze dhe ka zhvendosur miliona qytetarë palestinezë nga shtëpitë e tyre. Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi ​​dy deklarata dhe akuzoi Iranin për dhunë dhe kaos, kurse kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Paul Ryan, u kërkoi të gjitha vendeve të mbështesin trazirat. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara Nikki Haley kërkoi që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën të zhvillonte një takim urgjent mbi Iranin, i cili u refuzua njëzëri. Zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence, ishte ndoshta autoriteti më i sinqertë i SHBA në mbështetjen e trazirave. Pence në Twitter, shkroi: "Për sa kohë që Donald Trump është president dhe unë jam zëvendëspresident, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta përsërisin gabimin e turpshëm të së kaluarës sonë, kur të tjerët qëndrojnë dhe injorojnë rezistencën heroike të popullit iranian gjatë luftës kundër regjimit të tyre brutal".

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë dënuar ndërhyrjen amerikane në çështjet e brendshme të Iranit. Ministri iranian i punëve të jashtme, Mohamed Xhevad Zarif në një postim të tij shtroi se, Trump do të ishte më mirë të shihte çështjet e brendshme të vendit të tij, siç janë vrasjet e përditshme të dhjetëra njerëzve dhe ekzistimi i miliona njerëzve të pastrehë dhe të uritur, në vend që të harxhojë kohë duke postuar mesazhe të padobishme dhe fyese në Tuiter në lidhje me vendet tjera.

Presidenti i RII z. Hasan Ruhani gjithashtu reagoi ndaj mesazheve të Trump, duke thënë se 'Trump është i njëjti person që i quajti iranianët popull terrorist', një person që është anti-iranian nga maja e kokës deri në shputë, nuk ka të drejtë të ndjejë keqardhje për iranianët''.

Tel Avivi dhe Riadi ndjekës të Uashingtonit

Autoritetet e regjimit sionist inspektuan dhe u përzien në çështjet e brendshme të Iranit. Sipas "Times of Israel", Ministria e jashtme e regjimit sionist i ka dërguar një raport sekret ministrit të saj dhe të gjitha ambasadave të saj anembanë botës, duke pretenduar se protestat kanë dobësuar Iranin dhe vazhdimi i tyre mund të çojë në paqëndrueshmëri.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, në llogarinë e tij personale në Facebook ka pretenduar se nuk ndërhyn në punët e brendshme të Iranit.

Sauditët janë pika e tretë e trekëndëshit të ndërhyrjes. Arabia Saudite i kushtoi shumë kohë dhe lajme ngjarjeve në Iran dhe u përpoq t'i atribuojë trazirat në atë që ka korrupsion brenda Iranit, dhunë kundër sekteve dhe paaftësi të Revolucionit Islamik.

Në përgjithësi, lëvizja e SHBA dhe e aleatëve të tyre në internet ishte aq shumë e  madhe sa që Sekretari i Këshillit të Lartë Kombëtar dhe të Sigurisë së Iranit, Ali Shamkhani ,e quajti atë një "luftë proksi të internetit" kundër Iranit dhe theksoi se Irani do të përgjigjet me forcë ndaj këtyre lëvizjeve.

Ndërhyrja e SHBA, Arabisë Saudite dhe e regjimit sionist vazhdojnë derisa Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani tashmë kishte thënë se trazirat ishin rezultat i përpjekjeve të tre armiqve të Iranit, kurse Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Sejed Ali Khamenei, ka thënë: "Në ditët e fundit, armiqtë e Iranit janë bashkuar për të shkaktuar probleme në Iran me të gjitha mjetet që posedojnë në duart e tyre, duke përfshirë para, armë, sisteme politike dhe të sigurisë.

Duket se lëvizjet e trekëndëshit Riad-Tel Aviv-Uashington nuk patën sukses edhe në anulimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit.

A'zam Hamidpur

 

Tags