Armenasit kanë një jetë të barabartë me shtetasit e tjerë iranianë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i66207-armenasit_kanë_një_jetë_të_barabartë_me_shtetasit_e_tjerë_iranianë
Kryepeshkopi i armenasve në provincën Azerbajxhan në perëndim të Iranit tha se sot armenasit nën flamurin e Republikës Islamike të Iranit jetojnë në mënyrë të barabartë me pjesëtarët e feve të tjera në Iran dhe shtoi se armenasit janë vëllezër me myslimanët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 07, 2018 05:57 Europe/Tirane
  • Armenasit kanë një jetë të barabartë me shtetasit e tjerë iranianë

Kryepeshkopi i armenasve në provincën Azerbajxhan në perëndim të Iranit tha se sot armenasit nën flamurin e Republikës Islamike të Iranit jetojnë në mënyrë të barabartë me pjesëtarët e feve të tjera në Iran dhe shtoi se armenasit janë vëllezër me myslimanët.

Grigor Ciftcian, në një ceremoni kushtuar ditëlindjes së azertit ISA të mbajtur në kishën Marjam në qytetin Tabriz tha se armenasit këtë festë e konsiderojnë mundësi që të shprehin lutje për shëndetin e Ajetollah Khamenei liderit suprem të revolucionit islamik dhe për funksionarët e tjerë iranianë që përpiqen për sigurinë dhe rendin në Iran. Kryepeshkopi Grigor, tha se funksionarët iranianë janë në shërbim të shoqërisë për vendosjen e rendit dhe qetësisë dhe tha se armenasit janë pjesë e shoqërisë dhe shtetit në Iran. Ai duke folur mbi zgjedhjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist nga ana e Amerikës tha se arroganca botërore kërkon të ndajë Palestinën ndërkohë që Kodsi dhe Palestina janë pjesë e të gjitha feve dhe ato nuk i përkasin ndonjë personi të caktuar. Presidenti i Amerikës ditë më parë me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist.