Irani është gati për të gjitha skenarët rreth marrëveshjes bërthamore
Presidenti i SHBA Donald Trump është në prag të njoftimit të vendimit përfundimtar në lidhje me marrëveshjen bërthamore.
Një vendim që do të ketë implikime të rëndësishme për vendin dhe aktorët e tjerë ndërkombëtarë. Më 13 tetor 2017, Presidenti amerikan i dorëzoi Kongresit vendimin për të braktisur marrëveshjen bërthamore me Iranin, duke refuzuar të konfirmonte përkushtimin e Iranit ndaj kësaj çështjeje dhe duke kërcënuar të tërhiqet nga kjo marrëveshje. Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson tha në një intervistë me Associated Press se marrëveshja bërthamore do të reformohet ose do të shuhet brenda disa ditëve të ardhshme. Zv/ministri i jashtëm i RII z. Sejed Abas Erakci, të hënën në samitin e sigurisë në Teheran, përveç se ka paralajmërua në lidhje me veprimet e mundshme të presidentit amerikan për anulimin e marrëveshjes bërthamore, ka thënë: Irani është i përgatitur për të gjitha skenarët rreth marrëveshjes bërthamore. Përpjekja për të anuluar marrëveshjen bërthamore pa dëshmi të qarta se Irani ka shkelur këtë marrëveshje, kund të prishë koalicionin G 5+1 që përbëhet nga Kina, Franca, Gjermania, Rusia, Britani dhe SHBA. Anulimi i marrëveshjes gjithashtu nënkupton një tjetër implikim ndaj bashkësisë ndërkombëtare se Shtetet e Bashkuara janë të paafta për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare në aspektin e strukturës së saj politike, duke e bërë më të vështirë të arrihet një marrëveshje për çështje të tjera. Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB tha se qëndrimi i sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate është tepër i qartë dhe shtoi se të gjitha palët duhet të japin mbështetjen dhe të ndihmojnë në vazhdimin e këtij akordi. Stefan Duxharik, pasi paralajmëroi mbi pasojat e rrezikshme të shkeljes së marrëveshjes bërthamore tha: nga pikëpamja e sekretarit të përgjithshëm të OKB, marrëveshja bërthamore dhe programi i përbashkët i veprimit është një prej sukseseve më të rëndësishme diplomatike të viteve të fundit dhe secila palë duhet të japë kontributin e saj për të ndihmuar në mbrojtjen dhe vazhdimin e kësaj marrëveshjeje. Vendimi i ditëve të ardhshme të Trump për këtë çështje është sigurisht i rëndësishëm për Këshillin e Sigurimit, sepse ky vendim do të jetë një zgjidhje e pavarur, por i lidhur me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 2231 dhe do të minojë heqjen apo ndryshimin e rezolutës. ANEA e cila deri më tani ka konfirmuar 9 herë angazhimet e Iranit ndaj marrëveshjes bërthamore, duhet të sqarojë qëndrimin e saj dhe të vendeve anëtare të BE ndaj moszbatimit të marrëveshjes bërthamore nga ana e SHBA dhe përpjekjeve për të anuluar këtë marrëveshje.