Vendoset linjë fluturimi direkte Iran-Serbi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i66449-vendoset_linjë_fluturimi_direkte_iran_serbi
Drejtori për marrëdhënie me publikun i Organizatës së aviacionit të RII, ka njoftuar se në një të ardhme të afërt, Irani dhe Serbia do të vendosin linjë direkte ajrore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 09, 2018 11:54 Europe/Tirane
  • Vendoset linjë fluturimi direkte Iran-Serbi

Drejtori për marrëdhënie me publikun i Organizatës së aviacionit të RII, ka njoftuar se në një të ardhme të afërt, Irani dhe Serbia do të vendosin linjë direkte ajrore.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Reza Xhaferzadeh, drejtor për marrëdhënie me publikun i Organizatës së aviacionit të RII, ka thënë: "Jemi duke punuar në nënshkrimin e marrëveshjes së aviacionit midis Iranit dhe Serbisë, ku Dragan Todoroviç, ambasadori serb në Teheran, të hënën me Ali Abedzadeh, drejtor i Organizatës së aviacionit të RII, kanë zhvilluar një takim në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve të aviacionit midis dy vendeve. Reza Xhaferzadeh  ka shtuar: "Duke pasur parasysh koordinimin, kompanitë ajrore në Iran dhe Serbi janë duke bërë përgatitjet e nevojshme për fillimin e  fluturimeve mes dy vendeve. Ai ka deklaruar: Kompanitë që do të kryejnë fluturime janë Qashm Air nga Irani dhe Air Serbia nga Serbia.