Urdhri i presidentit iranian për zbatimin e projektit të anijeve bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i66739-urdhri_i_presidentit_iranian_për_zbatimin_e_projektit_të_anijeve_bërthamore
Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, dje njoftoi se presidenti iranian ka dhënë urdhër për zbatimin e projektit për ndërtimin e motorëve bërthamorë të nevojshëm për anijet.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 13, 2018 08:42 Europe/Tirane
  • Urdhri i presidentit iranian për zbatimin e projektit të anijeve bërthamore

Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, dje njoftoi se presidenti iranian ka dhënë urdhër për zbatimin e projektit për ndërtimin e motorëve bërthamorë të nevojshëm për anijet.

Ali Akbar Salehi, njoftoi se të gjithë punonjësit e agjencisë që ai drejton janë të angazhuar për të zbatuar urdhrin e presidentit iranian. Hasan Ruhani më 13 dhjetor 2016, pas mundësisë për sabotimin dhe shkeljen e marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikës, në një letër drejtuar z. Salehi ka dhënë urdhër për zgjerimin e programit paqësor bërthamor të Iranit në përputhje me normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe ka propozuar prodhimin e motorëve bërthamorë për anijet e transportit detar.