Zarif: Bota ka nevojë të madhe për dialog kulturor
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif e përshkroi dialogun kulturor në botën e sotme si një domosdoshmëri jetësore për sigurinë e të gjithëve.
"Është për të ardhur keq që Azia, djepi i kulturës dhe i qytetërimit, është sot vend i krizave, konflikteve dhe masakrave që janë larg kulturës aziatike", tha Mohamed Xhevad Zarif në Konferencën e parë të Dialogut Kulturor të Azisë, të organizuar të shtunën në Teheran. "Ideja e formimit të koalicioneve politike, duke përjashtuar të tjerët dhe duke marrë parasysh ata që nuk janë me ne si armiq, janë imponuar nga fuqitë hegjemoniste në botë, tha shefi i diplomacisë së RII, duke shtuar se ide të tilla kanë drejtuar botën drejt armiqësisë, ekstremizmit dhe konflikteve. Konferenca e parë e Dialogut Kulturor të Azisë filloi në kryeqytetin iranian të shtunën me një fjalim të mbajtur nga kreu i Organizatës Islamike për Kulturë dhe Marrëdhënie (ICRO) Abuzar Ebrahimi Torkaman. Ministri i Kulturës dhe Udhëzimeve Islame i Iranit Abas Salehi, ministri i jashtëm i RII Mohamed Xhevad Zarif, Ministri i Shkencës, Kërkimit dhe Teknologjisë Mansur Gholami, Rektori i Universitetit të Stambollit Mustafa Ajdin, Rektori i Universitetit të Teheranit Mahmud Nili, këshilltari i presidentit indonezian Din Siamsudin si edhe Mohamed Meshkateddin nga Universiteti Lindor Dahka, ishin ligjëruesit e kësaj konference. Takime të komisioneve të Azisë Lindore, Subkontinentit Indian dhe Azisë Qendrore dhe Kaukazit do të mbahen me pjesëmarrjen e studiuesve nga 20 vende aziatike për tri ditë në Universitetin e Teheranit, Universiteti Ferdousi në Mashhad dhe Universitetin Mazandaran.