Përfundon tragjedia Sanchi: Fundoset naftëmbajtësi iranian
Është vulosur fati tragjik i marinarëve në bordin e një tankeri iranian të naftës që ishte djegur pranë bregut lindor të Kinës për gjatë një jave.
Zyrtarët iranianë thonë se anija është fundosur plotësisht dhe se dëshmitë në dispozicion tregojnë se të gjithë anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën pas përplasjes me një anije tjetër, ku më pas pasoi një shpërthim i fuqishëm. Tankeri iranian i naftës Sanchi filloi të digjej të shtunën mbrëma, pasi u përplas me Crystal CF, një transportues i regjistruar në Hong Kong që mbante grurë nga SHBA, rreth 160 milje në lindje të ngushticës Yangtze. Pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për shpëtim, ky naftmbajtës iranian është djegur tërësisht. Këto përpjekje u penguan për shkak të shkallës së zjarrit dhe të nxehtësisë. Cisterna mbante 136,000 tonë metrikë (gati një milion fuçi) gaz të kondensuar, një lloj vaji ultra të lehtë, që shpërthente vazhdimisht. 32 anëtarë të ekuipazhit ishin në bord, duke përfshirë 30 iranianë dhe dy nga Bangladeshi. Mohammad Rastad, zëdhënës i Task Forcës Speciale të krijuar për këtë incident, tha të shtunën se nuk kishte shpresë për të gjetur gjallë anëtarët e ekuipazhit. Rastad tha se provat në dispozicion, duke përfshirë vërejtjet nga anëtarët e ekuipazhit nga Crystal CF dhe më të fundit nga punëtorët e shpëtimit dhe komandanti i misionit të shpëtimit kinez, treguan se anëtarët e ekuipazhit kishin vdekur menjëherë pas përplasjes për shkak të shpërthimit masiv dhe lirimit të gazit toksik. Në bazë të raporteve, është thënë se flaka ishte përhapur në zonën e majtë të anijes. Irani dërgoi një ekip shpëtimi, që përbëhej nga komandat e marinës të anijeve me motor, por ekipi u mbërthye rreth 1000 metra larg nga cisterna e djegur për shkak të nxehtësisë ekstreme. Rastad tha se përpjekjet e shpëtimtarëve për të hyrë në anije dhe për të rimarrë trupat e marinarëve dështuan për shkak të shpërthimeve prapa tankerit. Ndërkaq, pamjet e fundit treguan imazhet e anijes së fundosur. Përpjekjet e shpëtimit duhej të tërhiqen gjatë natës për shkak të motit me erë dhe valëve të larta. Më parë, një ekip kinez i rikuperimit kishte arritur të kryente një operacion të shkurtër në anije dhe të merrte dy trupa, si dhe kutinë e zezë të cisternës së naftës.