Kemalvandi: Irani kurrë nuk do të lejojë qasjen në bazat ushtarake
Zëdhënësi i Organizatës për energji atomike të Iranit ka thënë: RII nuk dë lejojë ANEA të ketë qasje në bazat ushtarake dhe praktikisht një gjë e tillë nuk ekziston as sipas traktateve, protokolleve apo edhe marrëveshjes bërthamore.
Z. Behruz Kemalvandi të dielën në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, duke hedhur poshtë vendimin e presidentit amerikan në lidhje me vazhdimin e marrëveshjes bërthamore, ka thënë: Në të kaluarën, me inspektimin e sajteve ushtarake iraniane të tilla si Parchin, dosja e kësaj çështje është mbyllur dhe aktualisht nuk ekziston asnjë problem i ngritur nga ANEA për qasje në bazat ushtarake të Iranit. Presidenti i SHBA Donald Trump, të premten në mbrëmje (12 janar), njëkohësisht me vazhdimin e pezullimit të sanksioneve bërthamore të Iranit, ka imponuar katër kushte, duke përfshirë ndryshimin e dispozitave të caktuara, qasjen në bazat ushtarake dhe sanksionet raketore të Iranit, në mënyrë që vendi i tij të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore. Zëdhënësi i Organizatës për energji atomike të Iranit, ka shtuar: Detyrimet e marrëveshjes bërthamore të Iranit sipas Protokollit dhe Garancive, eliminimi i pyetjeve të ANEA dhe qasja e plotë sipas asaj që është përcaktuar në protokoll, është në zbatim e sipër dhe ky organizëm ndërkombëtar nuk ka asnjë qasje në bazat ushtarake të Iranit. Kemalvandi ka deklaruar: Bashkëpunimi i Iranit me ANEA do të vazhdojë sipas kuadrit të marrëveshjes bërthamore.