Dy marinarë iranianë të anijes Sançi arrijnë në Shangai
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i66881-dy_marinarë_iranianë_të_anijes_sançi_arrijnë_në_shangai
Trupat e dy marinarëve të pajetë të anijes Sançi së bashku me kutinë e zezë të anijes kanë arritur në Shangai.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2018 07:30 Europe/Tirane
  • Dy marinarë iranianë të anijes Sançi arrijnë në Shangai

Trupat e dy marinarëve të pajetë të anijes Sançi së bashku me kutinë e zezë të anijes kanë arritur në Shangai.

Trupat e pajetë të marinarëve iranianë i janë dorëzuar mjekësisë ligjore ndërsa kutia e zezë është vulosur në prani të ekspertëve nga Irani, Kina dhe Panamaja dhe është dërguar për ekzaminime në institutin botëror të lundrimit. Tek dy marinarët iranianë do të kryhen testet e ADN-së për zbulimin e identitetit të tyre. Anija iraniane e naftës më 6 janar u përplas në brigjet e Hong Kongut me një anije kineze ku humbën jetën 32 pjesëtarë të ekuipazhit të saj. Nga ekuipazhi i anijes janë gjetur trupat e tre personave.