Gjeneral major Bagheri: Vigjilenca e rezistencës përmbysi komplotet e armiqve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i66895-gjeneral_major_bagheri_vigjilenca_e_rezistencës_përmbysi_komplotet_e_armiqve
Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit theksoi se armiqtë përmes grupeve terroriste, veçanërisht ISIS, po tentojnë të përmbysin qeveritë siriane dhe irakiane, por me vigjilencën e rezistencës dhe mbështetësve të rajonit, komploti i tyre u neutralizua.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 15, 2018 07:44 Europe/Tirane
  • Gjeneral major Bagheri: Vigjilenca e rezistencës përmbysi komplotet e armiqve

Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit theksoi se armiqtë përmes grupeve terroriste, veçanërisht ISIS, po tentojnë të përmbysin qeveritë siriane dhe irakiane, por me vigjilencën e rezistencës dhe mbështetësve të rajonit, komploti i tyre u neutralizua.

Gjeneral major Mohamed Bagheri, kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, të hënën në mëngjes në një konferencë ku ishin të pranishëm komandantë dhe zyrtarë tjerë të forcave të sigurimit të RII në Teheran, ka thënë: "Armiqtë pas disfatës në Irak dhe Siri, komplotet e dorëheqjeve të rreme në Liban, si dhe vrasja e Ali Abdullahut Saleh, kreu i partisë Kongresi kombëtar i Jemenit, kanë dështuar  në të gjitha komplotet. Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit tha se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar gjithmonë të realizojnë interesat e tyre të paligjshme dhe plaçkitjen e burimeve në rajonin e Azisë Perëndimore dhe ka shtuar: "Qendrat e mendimit dhe planifikimit strategjik të armiqve gjithmonë planifikojnë të përmbushin qëllimet e tyre jolegjitime". Duke iu referuar trazirave të fundit në Iran, gjeneral major Bagheri deklaroi: "Duke pasur parasysh dështimet e njëpasnjëshme të frontit të arrogancës, Irani nuk do të trembet asnjëherë nga komplotet e tyre". Nga 28 dhjetori 2017, për disa ditë janë organizuar protesta kundër rritjes së çmimeve të disa artikujve dhe problemeve ekonomike, por disa elementë oportunistë kanë keqpërdorur këto protesta duke shkaktuar trazira nëpër rrugë. Populli islamik i Iranit ka mbajtur marshime në mbështetje të sistemit të RII dhe ka dënuar oportunistët të cilët kanë synuar që nëpërmjet trazirave të destabilizojnë Iranin.