Ministri i prodhimeve mbrojtëse, shkencave dhe teknologjisë së Pakistanit arriti në Teheran
Ministri i prodhimeve mbrojtëse, shkencave dhe teknologjisë së Pakistanit me ftesë zyrtare të ministrit të mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit, sot (të hënën) në krye të një delegacioni të lartë, arriti për një vizitë në Teheran.
Rana Tanveer Hussain, ministri i prodhimeve mbrojtëse, shkencave dhe teknologjisë së Pakistanit, gjatë kësaj vizite në Teheran e cila zhvillohet me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimeve mes Iranit dhe Pakistanit në fushën e mbrojtjes, do të takohet dhe bisedojë me gjeneral Amir Hatami, ministrin e mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit. Para kësaj, gjegjësisht në nëntor të vitit 2017, edhe Qamar Javed Bajwa, komandanti i forcave tokësore të ushtrisë së Pakistanit, ka zhvilluar një vizitë në Iran.