Teherani dënon sulmin terrorist në Kabul
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i67373-teherani_dënon_sulmin_terrorist_në_kabul
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane dënoi sulmin terrorist në Intercontinental  Hotel në Kabul, i cili mori jetën e shumë civilëve të pafajshëm.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 21, 2018 20:03 Europe/Tirane
  • Teherani dënon sulmin terrorist në Kabul

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane dënoi sulmin terrorist në Intercontinental  Hotel në Kabul, i cili mori jetën e shumë civilëve të pafajshëm.

z. Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, gjithashtu shprehu ngushëllimet dhe u solidarizua me familjet e viktimave të incidentit vdekjeprurës. “Pa dyshim, ata që përdorin krijimin e frikës, vrasjes dhe dhunës si një mjet për të arritur qëllimin e tyre duhet të mësojnë nga fati i terrorizmit takfirist në rajon”, tha z. Kasemi. Ministria e Brendshme e Afganistanit deklaroi se dy agresorët janë qëlluar për vdekje nga forcat e policisë gjatë natës së kaluar, ndërkohë që janë shpëtuar rreth 150 civilë të cilët mbaheshin peng nga terroristët. Sulmi terrorist në Kabul shkaktoi të paktën 18 viktima, ndërsa 6 persona kanë mbetur të plagosur.