Zarif: Periudha e privimit të të tjerëve nga siguria, ka marrë fund
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në një shkrim të tij të publikuar në gazetën "Financial Times", ka shkruar se periudha për privimin e të tjerëve nga siguria ka marrë fund dhe aktualisht ka ardhur radhe për krijimin e rrjeteve të sigurisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif në shkrimin e tij në gazetën "Financial Times" ka theksuar se aktualisht ka përfunduar periudha kur disa vende të caktuar të rajonit mblidhen së bashku me qëllim që të krijojnë siguri private për vete dhe t'i privojnë të tjerët nga ajo siguri. Ideja për krijimin e sigurisë për një grup të veçantë të vendeve, sidomos në një rajon siç janë rajonet rreth Gjirit Persik, është një ide e vdekur sepse vendet rreth Gjirit Persik kanë interesa të përbashkëta. Ministri i jashtëm i Iranit gjithashtu ka thënë se thyerja e grupit terrorist ISIS nuk ishte vetëm një lajmërim për kthimin e stabilitetit në pjesë të mëdha të rajonit, sepse kjo disfatë ka përfshirë edhe konfliktet dhe tensionet e reja, ndërsa në mesin e këtyre konflikteve ekzistojnë edhe disa faktorë të cilët janë përqendruar në freskimin dhe forcimin e moralit në entuziazmin nervor në mënyrë që duke shfrytëzuar ato, të ndjekin metodën e tyre disavjeçare për të penguar manifestimin e realiteteve të politikës së jashtme të Iranit. Z. Zarif shtoi: "Grupi terrorist ISIS, ka manifestuar pjesët më të errëta të djallit brenda njerëzve, megjithëkëtë pikërisht ky grup krijoi një rast për tu mbledhur së bashku dhe për të luftuar kundër një fenomeni ekzistues, sepse marrëdhëniet që u krijuar si rezultat i bashkëpunimit në luftën kundër ISIS, mund të bëhen prijës të një periudhe të re". Muhamed Xhavad Zarif në fund rivalitetin ekzistues të armatimeve në rajonin e Lindjes së Mesme, e konsideroi një shembull të rivaliteteve destruktive dhe shtoi shkatërrimi i burimeve dhe resurseve jetike për të mbushur arkat e prodhuesve të armëve, nuk ndihmon aspak vendosjen e paqes dhe stabilitetit.