Amirabdulahjan: Ëndrra e presidentit të Amerikës për Kodsin nuk do të realizohet
Asistenti për çështje ndërkombëtare i Kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se deklaratat dhe përpjekjet të presidentit të Amerikës për ta shndërruar Kodsin kryeqytet të regjimit sionist, më shumë i ngjanë një ëndrre të trazuar.
Donald Trump, presidenti i Amerikës, më 6 dhjetor të vitit 2017, ka shpallur Kodsin e shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist, veprim ky që ka ngjallur protesta dhe kundërshtime të gjera në shumë vende të botës dhe në qarqe ndërkombëtare. Husejn Amir Abdulahjan të shtunën në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, deklaroi se regjimi okupator i Izraelit nga frika e Rezistencës ka ndërtuar mure të larta betoni rreth vetes dhe po mundohet vetëm ta ruajë ekzistencën e tij false. Asistenti për çështje ndërkombëtare i Kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit në vazhdim tha se pavarësisht shërbimeve të ISIS ndaj sionistëve në dobësimin e dhe shkatërrimin e një pjese të vendeve islame, padyshim se Tel Avivi sot ndodhet në gjendjen e tij më të dobët. Regjimi Al Saud dhe Amerika nuk mund të bëhen shpëtimtarë të regjimit sionist, sepse Rezistenca më në fund do t'i realizojë idealet dhe të drejtat e popullit të shtypur të Palestinës dhe kurrë nuk do të lejojë që regjimi sionist të luajë me sigurinë e rajonit dhe të Iranit,- tha ndër të tjera Amir Abdulahjan.