Zarif i drejtohet Amerikës: Mundohuni të falsifikoni përsëri faktet
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka reaguar ndaj nxjerrjes së dokumenteve të falsifikuara dhe qesharake nga ana e Amerikës kundër Iranit.
Muhamed Xhavad Zarif, në rrjetin e tij social Twitter ka nxjerrë një foto me patatina dhe përkrah patatinave është vendosur një raketë të cilën amerika pretendon se është prodhuar nga Irani. Në këtë mesazh shefi i diplomacisë iraniane ka thënë: Atyre u duhet thënë se Raketat që në ajër shkatërrohet nga sistemi Patriot, në asnjë mënyrë nuk bien në tokë në formë të paprekur dhe për këtë kanë prezantuar disa pjesë të raketës por me logon Made in Iran që përdoret për prodhimin e produkteve ushqimore. Ministri Zarif më tutje shkroi: Përpiquni të falsifikoni përsëri faktet. Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara për të devijuar vëmendjen e opinionit publik dhe zemërimin global mbi vendimin e presidentit amerikan mbi Kodsin dhe vrasjen e fëmijëve jemenas me armët municionet amerikane thotë se Irani dërgon raketa në Jemen. Nicki Halley, të enjten në një raport në OKB-së në Nju Jork, pretendoi se Irani dërgon armë në për lëvizjen Ansarullah (Houthi) duke shfaqur një raketë që Riadi ia ka dhënë Amerikës në fillim të nëntorit 2017. Ambasadorja e SH.B.A. në Kombet e Bashkuar pastaj iu referua marrëveshjes bërthamore dhe programit të përbashkët të veprimit dhe pretendoi se ky akord nuk ishte vetëm për programin bërthamor të Iranit. Administrata e Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara, po ndjek qëllime shkatërruese ne rajonin e Azisë Perëndimore dhe është e vendosur të vazhdojë të mashtrojë opinionin publik të botës. Kjo metodë u përsërit gjatë presidencës së George Bush dhe pati një përvojë të hidhur për amerikanët. Në vitin 2003, administrata e Shteteve të Bashkuara me një inteligjencë ushtarake bazuar në informacione të rreme për ekzistencën e armëve të ndaluara në Irak, e çoi përfundimisht Amerikën në agresionin kundër Irakut, pushtim ky që ishte një turp për amerikanët. Qeveria e Trump-it, në një ndarje të punës me sionistët dhe sauditët, ndjek synime të caktuara me pretendimet e rreme kundër Iranit. Shtetet e Bashkuara po mbrojnë një aleancë rajonale dhe globale kundër Iranit në çështjen e "suksesit" dhe influencës së Iranit mbi zhvillimet në rajon.