Irani dhe Katari theksojnë zgjerimin e bashkëpunimeve të sigurisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68013-irani_dhe_katari_theksojnë_zgjerimin_e_bashkëpunimeve_të_sigurisë
Komandanti i forcave kufitare të policisë së Iranit dhe komandanti i gardës bregdetare të Katarit kanë theksuar bashkëpunimin e të dy vendeve në luftën kundër trafikimit të drogës, trafikimit të mallrave, mbikëqyrjen dhe kontrollin e lundrueseve tregtare dhe të peshkimit, luftën kundër qarkullimeve të paligjshme si dhe shtimin e shkëmbimeve diplomatike kufitare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 30, 2018 11:06 Europe/Tirane
  • Irani dhe Katari theksojnë zgjerimin e bashkëpunimeve të sigurisë

Komandanti i forcave kufitare të policisë së Iranit dhe komandanti i gardës bregdetare të Katarit kanë theksuar bashkëpunimin e të dy vendeve në luftën kundër trafikimit të drogës, trafikimit të mallrave, mbikëqyrjen dhe kontrollin e lundrueseve tregtare dhe të peshkimit, luftën kundër qarkullimeve të paligjshme si dhe shtimin e shkëmbimeve diplomatike kufitare.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se kolonel Kasem Rezai, komandanti i forcave kufitare të policisë së Iranit, në takim me Ali Ahmed Sejf Al-Badid Al-Mena'i, komandanti i gardës bregdetare të Katarit i cili u zhvillua në Teheran, vuri në dukje gatishmërinë e rojave kufitare të Iranit për tu përballur me kërcënimet e rajonit dhe deklaroi: "Forcat kufitare të Iranit me gatishmërinë e plotë dhe me zotërimin e lartë mbi kufijtë ujor dhe tokësor të Iranit, vëzhgojnë çfarëdo lloj kërcënimi të grupeve kriminele dhe grupeve trafikante të lëndëve narkotike dhe të mallrave, si dhe kanë vendosur sigurinë e qëndrueshme në kufijtë e Iranit. Në kufijtë e përbashkët të Iranit dhe Katarit nuk ekziston kurrfarë problemi, mirëpo në kufijtë ujorë të disa vendeve rreth Gjirit Persik ekziston problemi i peshk regjëve të paligjshme dhe forcat kufitare të Republikës Islamike të Iranit po zbaton masa të ashpra kundër atyre". Ndërkohë Ali Ahmed Sejf Al-Badid Al-Menai, komandanti i gardës bregdetare të Katarit, në këtë takim tha se niveli i marrëdhënieve mes Katarit dhe Iranit dhe bashkëpunimi me forcat kufitare të Iranit, është shumë i mirë. Ai shtoi: "Peshk regjët e palejuar nuk duhet të kalojnë kufijtë dhe të hyjnë në ujërat e Iranit dhe në rast të shkeljes së këtyre rregullave, do të merren masa të ashpra ndëshkuese kundër tyre. Garda bregdetare e Katarit ka gatishmërinë e duhur që në kuadër të bashkëpunimit të mirë me forcat kufitare të Iranit, bashkëpunon për parandalimin e trafikimit detar".