Iran: Kthehen trupat e 28 martirëve të luftës së imponuar
Shkurt 01, 2018 09:59 Europe/Tirane
Njëkohësisht me nisjen e dhjetëditëshit të Faxhrit, në Iran janë kthyer trupat e 28 martirëve të luftës së imponuar të Irakut kundër Iranit.
Major Husein Eshaghi, kreu I komitetit për zbulimin e personave të zhdukur gjatë luftës, ka thënë se trupat e martirëve iranianë janë zbuluar në lindje të Basras. Ai shtoi se trupat e martirëve iranianë janë dërguar në qytetin Abadan dhe pas një ceremonie të veçantë do të dërgohen në Teheran.
Tags