Al-Habib: Sanksionet shkelje e së drejtës së popullit për progres
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68175-al_habib_sanksionet_shkelje_e_së_drejtës_së_popullit_për_progres
Zv/përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë se destabiliteti është faktori kryesor i varfërisë në nivel botëror dhe shtoi se sanksionet ekonomike pengojnë realizimin e objektivit për zhvillim të qëndrueshëm dhe ato janë shkelje e së drejtës së njerëzve për progres.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2018 05:04 Europe/Tirane
  • Al-Habib: Sanksionet shkelje e së drejtës së popullit për progres

Zv/përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë se destabiliteti është faktori kryesor i varfërisë në nivel botëror dhe shtoi se sanksionet ekonomike pengojnë realizimin e objektivit për zhvillim të qëndrueshëm dhe ato janë shkelje e së drejtës së njerëzve për progres.

Isak al-Habib, i pranishëm në takimin e 56-të të komisionit për zhvillimin social të OKB ka thënë se me gjithë hapat pozitivë që janë ndërmarrë në nivel botëror për tu përballur me varfërinë, akoma shumë njerëz anë e mbanë botës përballen me varfërinë ekstreme. Zv/përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB vuri në dukje se për eliminimin e varfërisë, Irani ka hartuar një program të veçantë brenda programi 5-vjecar për zhvillimin kombëtar dhe në këtë fushë ka miratuar disa ligje. Al-Habib në këtë takim përmendi disa projekte të suksesshme të Iranit si Komiteti i Emergjencës dhe Ndihmës imam Khomeini (ra), fondacioni për ndihmën ndaj nevojtarëve, fondacioni për jetimët dhe familjet me një prindër, si dhe fondacioni për përmirësimin e kushteve të punës në familje. Takimi i 56-të vjetor i komisionit për zhvillimin social të OKB ka nisur punimet më 29 janar dhe do të vazhdojë deri më 7 shkurt.