Revolucioni islamik, rinia, vetëbesimi dhe progresi shkencor
Në botën e ndërlikuar dhe të zhvilluar sot, vazhdimi i jetës së çdo vendi është i varur tek progresi, pavarësia shkencore dhe arritja e teknologjive të reja shkencore.
Progresi programues dhe i krijimit të shkencës në Iran, janë dy nga rezultatet kryesore të vetëbesimit dhe shpresës për të ardhmen. Këto dy parime themelore janë ndjekur që në vigjilje të fitores së revolucionit islamik dhe kanë qenë baza të lëvizjes shkencore dhe progresit të kombit iranian. Me gjithë vështirësitë, sabotimet dhe sanksionet e shumta të armikut, populli iranian jo vetëm që nuk hoqi dorë nga rruga e tij por lëvizjen e çoi përpara dhe arriti suksese të konsiderueshme dhe progrese të shumta në shkencë dhe teknologji. Imam Khomeini (ra) themeluesi i Republikës Islamike të Iranit thotë: Ju duhet të keni parasysh dy drejtime të cila unë do tua them. Një është besimi në Zotin e Plotfuqishëm i cili iu ndihmon në kohën kur ju përpiqeni dhe punoni për Atë dhe i dytë është vesimi tek vetvetja sidomos tek ju të rinjtë që mund të bëni çdo gjë. Suksesi në shkencën e mjekësisë si shumëfishimi i qelizave staminale, në energji bërthamore, nanoteknologji, bioteknologji, klonimin gjenetik, shkencën hapësinore dhe satelitore janë disa nga arritjet shkencore dhe hulumtuese të Iranit gjatë viteve të fundit. Murteza Baradi, kreu i institutit hapësinor të Iranit pasi ka vënë në dukej se Irani është vendi i nëntë në botë për prodhimin dhe lëshimin e satelitëve në hapësirë thotë: Kjo arritje e rëndësishme është arritur brenda 10 viteve përpjekjeje të institutit hapësinore dhe kjo tregon kapacitetin dhe potencialin e madh të dijetarëve dhe ekspertëve iranianë. Sot në Iran gjenden më shumë se 100 qendra hulumtuese për prodhimin e qelizave staminale, qelizave të mëlçisë, prodhimin e tendinëve, kurimin e kancerit dhe kurimin e sëmundjeve që krijojnë anomali në kocka. Ekspertët e institutit hulumtues Rojan që është një qendër e njohur shkencore në nivel botëror, duke pasur besim në vetvete anë arritur teknologjinë e shumëfishimit të qelizave staminale të embrionit, të kurojnë dëmtimet në sy, të prodhojnë ezofag artificial dhe shumë suksese të tjera. Përveç kësaj Irani për nga transplantimi i organeve të trupit zë një renditje të konsiderueshme në botë dhe sot në Iran gjenden 80 qendra të specializuara për transplantimin e zemrës, veshkave, mëlçisë, palcës së kockave, mushkëritë, etj. Lideri suprem i revolucionit në një takim që ka pasur me shkencëtarët, dijetarët dhe talentet e reja në Iran ka thënë; Unë jam i bindur tek gjenitë dhe përgjegjësit duhet të krijojnë besim që ne kemi gjeni dhe këto gjeni mund të ndryshojnë fatin e kombit. Lideri suprem përmendi informacionet e qendrave hulumtuese botërore dhe shtoi: Shpejtësia e progresit shkencor të Iranit në disa fusha është 13 herë më e lartë sesa mesatarja botërore dhe kjo shpejtësi nuk duhet të ulet në asnjë mënyrë por duhet të shtohet edhe më shumë me qëllim që të mos mbetemi mbrapa në shkencë. Populli iranian duke u mbështetur në frymën e tij revolucionare, ka bërë progrese të shumta në shkencë. Sot është e pamohueshme fakti se Irani islamik ka arritur majat e ngritjes në shkencë dhe teknologji mirëpo kjo rrugë është shumë e gjatë dhe e pafund. Ashtu siç ka theksuar edhe lideri suprem i revolucionit islamik një nga qëllimet e mëdha të Iranit islamik është se Republikës Islamike të Iranit duhet të kthehet në një vend të zhvilluar, të fuqishëm, dinjitoz dhe me fjalë të re në botë dhe ai duke pasur fuqi të mbështetur në spiritualitet dhe besim të ngrejë larg flamurin e civilizimit të ri islam.