Erakçi: Amerika ka dështuar në çuarjen e Iranit në KS të OKB
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se përpjekjet e Amerikës për të çuar Republikën Islamike të Iranit në KS të OKB, kanë dështuar.
Sejed Abas Erakçi të premten në sesionin e 29-të takimit të komitetit të përhershëm të konferencës ndërkombëtare të partive aziatike dhe në konferencën e dytë për Rrugën e Mëndsafshit që u zhvillua në Teheran, në një prononcim për gazetarë tha: "Iniciative e fundit e Nikki Haly, përfaqësuesja e Amerikës në OKB, në shfaqjen e saj me mbetjet e një rakete para anëtarëve të KS të OKB në Uashington, ishte një veprim teatral i qeverisë së Amerikës. Nikki Haley të hënën e kaluar në Uashington gjatë një shfaqje teatrale ka treguar për anëtarët e KS të OKB disa pjesë të raketave duke pretenduar se Irani i ka dërguar këto raketa për lëvizjen Ansarullah të Jemenit. Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se gjatë një viti të kaluara amerikanët vazhdimisht kanë bërë përpjekje që përsëri të hapin dosje kundër Iranit në KS të OKB, mirëpo këto përpjekje deri më tani kanë dështuar. Amerika është munduar që çështjen e programit raketor të Iranit ose trazirat e brendshme në Iran, t'i paraqesë në KS të OKB si çështje urgjente, mirëpo të gjitha këto veprime kanë rezultuar me izolimin më të madh të Amerikës dhe ky është një fakt që e pohojnë të gjitha mediat perëndimore.