Gjeneral Bagheri: Populli i Iranit me krenari mbron vendin e vet
Komandanti i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit deklaroi se populli i Iranit me nder mbron vendin vet gjatë të gjitha periudhave dhe pavarësisht sanksioneve dhe presioneve të ndryshme.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, të dielën në ceremoninë e përurimit të 10 qendrave kulturore dhe muzeut të mbrojtjes së lavdishme njëkohësisht në dhjetë provinca të Iranit, deklaroi: "Çështja e mbrojtjes së lavdishme është një hap i madh në historinë e popullit të madh të Iranit. Gjatë kësaj periudhe populli i Iranit përgjatë tetë viteve me sakrificë dhe flijim të madh mbrojti vendin dhe nuk lejoi asnjë pëllëmbë toke të mbetet nën pushtim të armikut. Mbrojtja e lavdishme është një thesar i madh i cili do të garantojë për shumë shekuj krenarinë për të rinjtë e gjeneratave të ardhshme", - theksoi ndër të tjera gjeneral Bagheri.