Zarif: Trump është tepër i pakënaqur nga marrëveshja bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68515-zarif_trump_është_tepër_i_pakënaqur_nga_marrëveshja_bërthamore
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi theksoi se presidenti amerikan Donald Trump është tepër i pakënaqur nga marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 tha se Trump po mundohet të gjejë një metodë për të shkatërruar marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 06, 2018 06:41 Europe/Tirane

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi theksoi se presidenti amerikan Donald Trump është tepër i pakënaqur nga marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 tha se Trump po mundohet të gjejë një metodë për të shkatërruar marrëveshjen bërthamore.

Në një intervistë për kanalin 2 të radiotelevizionit kombëtar të Iranit, ministri Muhamed Xhavad Zarif foli mbi sabotimet dhe shkeljet e Amerikës në marrëveshjen bërthamore dhe tha se ajo çka bën Trump është e paparashikueshme. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani asnjë herë nuk ka pritur që amerikan të zbatojë marrëveshjen bërthamore me vullnet të mirë. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që nga janari i viti 2016 mirëpo qeveria amerikane është e vetmja nënshkruese e kësaj marrëveshjeje që vazhdimisht e shkel atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe është zotuar për prishjen e saj mirëpo bota është shprehur haptazi kundër këtij vendimi të Trump. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani gjithmonë është mbështetur tek populli i tij dhe shtoi se Irani është vendi më i sigurt i rajonit. Shefi i diplomacisë iraniane e cilësoi të gabuar politikën e Arabisë Saudite në rajon dhe shtoi se politikat armiqësore të Arabisë Saudite kundrejt vendeve të rajonit mes tyre Jemenit nuk bën gjë tjetër veçse shton urrejtjen dhe zemërimin kundrejt Riadit.