Revolucioni islamik, fuqia kombëtare, gatishmëria mbrojtëse dhe siguria e qëndrueshme
Mbrojtësit e Iranit Islamik, janë një prej shtyllat kryesore të fuqisë së Republikës Islamike të Iranit. Ata me fuqinë e tyre në luftën kundër armiqve treguan se kanë kapacitet të lartë preventues dhe parandalues përballë çdo kërcënimi.
Irani përveçse në periudhën e mbrojtjes së lavdishme, sot përreth tij përballet me kërcënime të drejtpërdrejta dhe indirekte. Për këtë një prej qëllimeve kryesore në doktrinën ushtarake të Iranit është forcimi i potencialit mbrojtës. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik lidhur me këtë çështje në një fjalim me intelektualët e rinj dhe talentet e shkëlqyera shkencore të vendit, foli mbi armiqësitë e Amerikës kundër Iranit dhe pasi theksoi domosdoshmërinë e forcimit të fuqisë mbrojtëse tha: Armiqtë janë tepër të shqetësuar nga kthimi i Iranit në një vend me ndikim, influencë dhe në një vend me fuqi në rritje sidomos në fushën politike, mbrojtëse dhe shkencore. Eksperienca e 8 viteve të luftës së imponuar dhe kërcënimet kundër Iranit, zgjerimi i pranisë ushtarake të faktorit të huaj në rajon, shitja e miliarda dollarë armatime për vendet fqinje të Iranit në Gjirin Persik, tregon se një nga objektivat kryesore të Amerikës në rajon është sfidimi i sigurisë së Iranit. Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit pasi theksoi ruajtjen e kapacitetit ushtarak të Iranit për mbrojtjen e vetvetes dhe sigurinë e rajonit ka thënë: Ne nuk kemi asnjë dyshim në përdorimin e çdo arme dhe të çdo lloji për të mbrojtur popullin dhe vendin tonë dhe nuk druhemi nga prodhimi dhe depozitimi i armëve që janë të nevojshme për mbrojtje. Politika mbrojtëse e Iranit e bazuar në karakterin preventues dhe parandalues ka qenë efikase. Irani ka hedhur hapa të rëndësishëm dhe efikase në teknologjinë e mbrojtjes, hapësinore, të prodhimit të raketave, betejave detare dhe tokësore dhe betejave virtuale. Ndër programet që ndiqet seriozisht në fushën e mbrojtjes nga ana e Iranit, është ngritja e kapacitetit mbrojtës me anë të fuqisë raketore tokë-tokë dhe tokë-ajër. Në këtë rrugë Irani është i vendosur për të mos pasur asnjë vonesë apo ndalesë. Kolonel Amir Hatami, ministri i mbrojtjes i Iranit thotë: Në të gjitha përmasat nevojat për garantimin e kushteve të mbrojtjes sipas potencialeve vendase do të plotësohen. Një prej këtyre nevojave është fusha ajrore dhe në kuadër të dhjetëditëshit të Faxhrit forcat e armatosura janë pajisur me dronë të rinj. Një herë e një kohë ne e kishim ëndërr që në kapacitetin mburojës të ishim përpara mirëpo sot me punën e të rinjve iranianë, ne mund të fluturojmë për një kohë më të gjatë, të zbulojmë objektivin dhe të marrim masat e duhura gjë e cila shton akoma më shumë kapacitetin e forcave tona të armatosura. Sot Irani me masat e marra në fushën e mbrojtjes, posedon një gatishmëri të lartë mbrojtje dhe ai nuk neglizhon aspak në prodhimin dhe përdorimin e pajisjeve të nevojshme ushtarake dhe mbrojtëse.