Irani kritikon politikat destruktive të Amerikës në KS të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68583-irani_kritikon_politikat_destruktive_të_amerikës_në_ks_të_okb
Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka kritikuar politikat destruktive të Amerikës në KS të OKB dhe ka thënë se këto politika shuajnë shpresat për diplomaci.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 07, 2018 04:45 Europe/Tirane
  • Irani kritikon politikat destruktive të Amerikës në KS të OKB

Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka kritikuar politikat destruktive të Amerikës në KS të OKB dhe ka thënë se këto politika shuajnë shpresat për diplomaci.

Isak al-Habib, në një takim të KS të OKB që u mbajt për të analizuar metodat e punës së këtij këshilli ka thënë: Amerika e shfrytëzon KS të OKB si mjet për realizimin e politikave të saj dhe kjo dëmton rëndë pozitën dhe kredibilitetin e këtij këshilli. Al-Habib tha se KS i OKB përdoret si mjet nga Amerika në një kohë kur ky organ ka për detyrë të vendosë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë ai nuk merr parasysh krimet që regjimi sionist kryen kundër palestinezëve, si dhe nuk merr parasysh krimet që kryhen kundër fëmijëve në Jemen. Zv/përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB tha se KS i OKB për shkak të politikave destruktive të Amerikës nuk ka arritur të zbatojë përgjegjësitë dhe detyrat që ai ka në zgjidhjen e krizave në rajonin e Lindjes së Mesme.