Irani dhe Turqia diskutojnë mënyrat për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68647-irani_dhe_turqia_diskutojnë_mënyrat_për_të_zhvilluar_marrëdhëniet_dypalëshe
Ministri i jashtëm iranian, Mohamed Xhevad Zarif dhe homologu i tij turk Mevlut Çavushoglu, kanë diskutuar në lidhje me mënyrat për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe. 
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 07, 2018 12:46 Europe/Tirane
  • Irani dhe Turqia diskutojnë mënyrat për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe

Ministri i jashtëm iranian, Mohamed Xhevad Zarif dhe homologu i tij turk Mevlut Çavushoglu, kanë diskutuar në lidhje me mënyrat për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe. 

Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fushat ekonomike dhe kulturore ishin ndër temat kryesore të diskutuara nga të dyja palë gjatë këtij takimi. Zarif dhe Çavushoglu gjithashtu zhvilluan bisedime mbi kushtet rajonale, sidomos mbi arritjet e takimit të Soçit mbi krizën siriane. Çavushoglu i cili arriti në Teheran sot është planifikuar të mbajë takim edhe me presidentin iranian Hasan Ruhani. Irani, Turqia dhe Rusia kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rikthimin e paqes në Siri gjatë bisedimeve të Astanas. Megjithatë, politikat e fundit amerikane në Siri kanë kërcënuar paqen në këtë vend. Ruajtja e integritetit territorial dhe respektimi i sovranitetit kombëtar të Sirisë është politika parimore e Iranit, ka thënë ndër të tjera ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif.