Komandanti i Gardës Revolucionare: Siria do të çlirohet së shpejti
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68665-komandanti_i_gardës_revolucionare_siria_do_të_çlirohet_së_shpejti
Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, duke thënë se armiku sot duhet të kuptojë potencialet e larta të mbrojtjes të Iranit, vuri në dukje se regjimi okupator sionist është bërë më i prekshëm se kurrë më parë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 08, 2018 03:07 Europe/Tirane
  • Komandanti i Gardës Revolucionare: Siria do të çlirohet së shpejti

Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, duke thënë se armiku sot duhet të kuptojë potencialet e larta të mbrojtjes të Iranit, vuri në dukje se regjimi okupator sionist është bërë më i prekshëm se kurrë më parë.

Gjeneral Muhamed Ali Xhafari, tha se pas disfatës së grupit terrorist ISIS në Irak, në të ardhmen e afërt do të shohim çlirimin e Sirisë. Ai theksoi se falë revolucionit islamik, Irani  ka arritur vetë-mjaftueshmëri në sektorë të ndryshëm të mbrojtjes pavarësisht nga sanksionet më të rënda të vendosura nga armiqtë e tij. “Në prag të përvjetorit të 39-të të fitores së Revolucionit Islamik, pajisjet e përdorura nga forcat e armatosura detare, ajrore dhe tokësore iraniane janë njëqind për qind vendase dhe Irani ka realizuar arritje të mëdha në monitorimin dhe parashikimin e lëvizjeve të armiqve si dhe në neutralizimin e komploteve të tyre”, deklaroi komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit.