Gjeneral Selami” 22 Bahmani shigjeta vdekjeprurëse e ëndrrave të armikut
Zv/komandanti i përgjithshëm i gardës se revolucionit duke ftuar të gjithë njerëzit që të marrin pjesë në marshin madhështor të 22 Bahmanit ka thënë se prania e popullit iranian në marshin e 22 Bahmanit është shigjeta vdekjeprurëse e të gjitha ëndrrave të armikut.
Gjeneral Husein Selami me rastin e përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik ka thënë: Sot Irani ndodhet në një luftë të madhe me fuqitë arrogante dhe në këtë luftë populli iranian luan rol përcaktues për fitoren e Iranit. Pjesëmarrja e popullit iranian në marshin e 22 Bahmanit është faktor kyç për fitoret dhe sukseset e Iranit në përpjekjet për të tejkaluar intrigat dhe kurthet e fuqive të mëdha, si faktor që shton akoma më shumë fuqinë e Iranit. Populli iranian gjithmonë ka pasur dhe ka rol përcaktues në fitoren e shtetit të Republikës Islamike të Iranit përballë armiqve dhe pjesëmarrja masive në marshin e 22 Bahmanit është shigjeta vdekjeprurëse e të gjitha ëndrrave të armiqve. Sot në të gjithë iranian ka nisur marshimi madhështor i 22 Bahmanit ditës së fitores së revolucionit islamik. 22 Bahmani që përkon me 11 shkurtin e vitit 2018, është përvjetori i 39-të i fitores së Revolucionit Islamik në Iran. Me këtë rast në mëse 1 mijë qytete dhe 4 mijë fshatra në të gjithë Iranin Islamik organizohen marshime dhe tubime madhështore për të festuar fitoren e revolucionit islamik. populli iranian duke marrë pjesë masivisht në këto marshime edhe një herë shpreh besnikërinë e tij me aspiratat e imam Khomeinit (ra) themeluesit të Republikës Islamike të Iranit dhe rilidhin besën me Ajetollah Khamenei liderin suprem të revolucionit islamik.