Nis marshi i 22 Bahmanit në Iran
Sot në të gjithë Iranin ka nisur marshimi madhështor i 22 Bahmanit ditës së fitores së revolucionit islamik.
22 Bahmani që përkon me 11 shkurtin e vitit 2018, është përvjetori i 39-të i fitores së Revolucionit Islamik në Iran. Me këtë rast në mëse 1 mijë qytete dhe 4 mijë fshatra në të gjithë Iranin Islamik organizohen marshime dhe tubime madhështore për të festuar fitoren e revolucionit islamik. populli iranian duke marrë pjesë masivisht në këto marshime edhe një herë shpreh besnikërinë e tij me aspiratat e imam Khomeinit (ra) themeluesit të Republikës Islamike të Iranit dhe rilidhin besën me Ajetollah Khamenei liderin suprem të revolucionit islamik. Në Teheran marshimi kryhet në 10 rrugë kryesore që përqendrohen në sheshin Liria ku do të mbajë fjalim presidenti i Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani. Në fund të marshit të fitores së Revolucionit Islamik do të lexohet edhe një deklaratë. Për transmetimin e këtij marshi janë angazhuar më shumë se 6 mijë fotografë, 250 gazetarë vendas e të huaj.