Larixhani: Marshi i 22 Bahmanit, këtë vit shënoi një ditë të veçantë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68881-larixhani_marshi_i_22_bahmanit_këtë_vit_shënoi_një_ditë_të_veçantë
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se vendosmëria, vullneti, vigjilenca dhe pjesëmarrja milionëshe e popullit iranian në marshin e 22 Bahmanit këtë vit, i dhe një forcë shumë më të madhe Revolucionit Islamik.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 11, 2018 13:18 Europe/Tirane
  • Larixhani: Marshi i 22 Bahmanit, këtë vit shënoi një ditë të veçantë

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se vendosmëria, vullneti, vigjilenca dhe pjesëmarrja milionëshe e popullit iranian në marshin e 22 Bahmanit këtë vit, i dhe një forcë shumë më të madhe Revolucionit Islamik.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se z. Ali Larixhani të dielën në mesin e pjesëmarrësve të marshit të madh të 22 Bahmanit në qytetin e Shirazit, deklaroi: “Sot u shënua një ditë e shkëlqyer në historinë e Iranit dhe një ditë që ka një domethënie të madhe. Gjatë ditëve të kaluara, armiqtë ka përdorur çdo mjet për të zhgënjyer popullin iranian dhe për të larguar atë nga marshi i 22 Bahmanit, mirëpo sot me pjesëmarrjen e miliona qytetarëve iranianë në këtë marsh, u shënua një ditë e veçantë në historinë e Iranit”.