Gjeneral Xha'fari: Revolucioni Islamik vazhdon të jetë dinamik dhe i gjallë
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se pavarësisht të gjitha armiqësive, Revolucioni Islamik i Iranit vazhdon të jetë dinamik dhe i gjallë dhe po ndjek qëllimet e tij të larta.
Gjeneral Muhamed Ali Xhafari, komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, në kongresin e dëshmorëve të provincën Sistan dhe Baluçistan, deklaroi: "Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të armiqve për të ndaluar procesin në zhvillim e sipër të Revolucionit Islamik të Iranit, ky Revolucion me krenari po vazhdon rrugën e progresit. Krijimi i pasigurive dhe trazirave është një prej qëllimeve më të rëndësishme të armiqve dhe ata bëjnë përpjekje të mëdha në këtë drejtim sidomos në provincën Sistan dhe Baluçistan. Martirët e kësaj province kanë dhënë jetën në rrugën e mbrojtjes së sigurisë së vendit dhe myslimanët sunitë dhe shiitë përkrah njëri-tjetrit po bëjnë përpjekje dhe po punojnë së bashku për garantimin e sigurisë në vend".