Ministri i jashtëm i Iranit takohet me emirin e Katarit
Shkurt 14, 2018 11:39 Europe/Tirane
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe emiri i Katarit të mërkurën kanë zhvilluar një takim gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare për rindërtimin e Irakut.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit dhe Xhabir Al-Ahmed Al-Xhabir Al-Sabah, emiri i Kuvajtit, në këtë takim kanë biseduar rreth rrugëve për përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve bilaterale dhe në lidhje me çështje të tjera rajonale. Z. Muhamed Zarif i cili po qëndron për një vizitë në Kuvajt për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për rindërtimin e Irakut, të martën ka zhvilluar takime dhe bisedime edhe me Sabah Al-Khalid Al-Hamad Al-Sabah, ministrin e jashtëm të Kuvajtit.
Tags