Zarif viziton Munihun për të marrë pjesë në konferencën e sigurisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69291-zarif_viziton_munihun_për_të_marrë_pjesë_në_konferencën_e_sigurisë
Ministri i jashtëm iranian Mohamed Xhevad Zarif është planifikuar të niset për në Gjermani të shtunën në mbrëmje për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 17, 2018 11:37 Europe/Tirane
  • Zarif viziton Munihun për të marrë pjesë në konferencën e sigurisë

Ministri i jashtëm iranian Mohamed Xhevad Zarif është planifikuar të niset për në Gjermani të shtunën në mbrëmje për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII.

Zarif do t'i drejtohet konferencës të dielën mbi çështjet më të rëndësishme që lidhen me sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare dhe gjithashtu mbi qëndrimet e Iranit në këtë drejtim, tha Behram Kasemi. Ai gjithashtu do të mbajë takime me zyrtarë të vendeve pjesëmarrëse në Konferencën e Sigurisë në Munih. Konferenca e Sigurisë në Munih mbahet me 16-18 shkurt. Dhjetëra shefa ushtarakë dhe udhëheqës botërorë do të diskutojnë dhe do të përballen me njëri-tjetrin për çështjet më të rëndësishme të sigurisë në botë. Konferenca e Sigurisë së Munihut përfshin tre ditë debate, fjalime dhe takime në lidhje me politikën ndërkombëtare të mbrojtjes.