'Cirku karikaturë' i Netanjahut nuk e meriton përgjigjen
Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, ka përgënjeshtruar akuzat anti-iraniane të kryeministrit izraelit gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut si 'cirk karikaturë', duke thënë se komentet e Netanjahut nuk meritojnë përgjigje.
" Këtë mëngjes, ju ishit auditori i një cirku karikaturë, që as nuk e meriton një përgjigjeje", tha Zarif të dielën duke folur në konferencën vjetore në qytetin gjerman. Më parë të dielën, duke ju drejtuar pjesëmarrësve në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tregoi atë që ai e quajti një pjesë të një droni iranian, të cilin ushtria izraelite pretendon ta ketë rrëzuar më shumë se një javë më parë, dhe tha se regjimi i Tel Avivit mund " të veprojë "drejtpërdrejt kundër Iranit. Në vazhdim të fjalës së tij, ministri i Jashtëm iranian tha se rrëzimi i avionit izraelit nga Siria kishte shkatërruar "të ashtuquajturën pathyeshmëri" të Izraelit. "Ajo që ka ndodhur disa ditë më parë është se e ashtuquajtura pathyeshmëria e Izraelit është shkatërruar", tha Zarif. "Izraeli përdor agresionin si një politikë kundër fqinjëve të tij", shtoi ai, duke dënuar regjimin izraelit për "represion masiv kundër fqinjëve dhe agresione të përditshme në Siri dhe Liban". Diplomati i lartë iranian komentoi deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, António Guterres, i cili miratoi qasjen e propozuar të Iranit ndaj çështjeve rajonale, duke theksuar se "nëse nuk ka një përpjekje kolektive për të sjellë paqen dhe sigurinë gjithëpërfshirëse në rajonin e Gjirit Persik, ne do të përfshihemi në trazira dhe kriza potencialisht shumë më të rënda për gjeneratat që do të vijnë ". "Për shumë kohë, fuqitë ushtarake kanë pasur strategji të shumta për të fituar luftëra. Dhe për një kohë të gjatë, ata kanë injoruar ndonjë strategji për të fituar paqen. Për shumë kohë, fuqitë e mëdha dhe aleatët e tyre rajonalë kanë bërë zgjedhje të gabuara në rajonin tonë dhe më pas kanë fajësuar të tjerët, veçanërisht Iranin, për pasojat e gabimeve strategjike të tyre "tha Zarif.